Trajneri i Ipswich vlerëson Mehmetin: Lojtar i jashtëzakonshëm...

Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti ishte një nga më të mirët në fushë me Ipswich, në fitoren 1-2 ndaj Derbyt. Për t’u theksuar fakti, se dy golat e skuadrës erdhën nga këmbët e Mehmetit. Pas takimit, trajneri i Ipswich, Kieran McKenna vlerësoi në maksimum lojtarin shqiptar.
“Unë mendoj se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Edhe si person, ai ka treguar shumë uri që të përmirësohet. Ai ka ardhur në një klub të ri që është në një lloj dimensioni tjetër në krahasim me aty ku ka qenë që kur ka nisur karrierën e tij dhe ka thithur menjëherë gjithçka. Ai dëshiron të mësojë, dëshiron t’i ndihmojë të gjithë të tjerët dhe dëshiron të tregojë se mund t’ia dalë.
Ai ka pasur një impakt shumë, shumë të mirë, duke u bërë pjesë e ekipit dhe luajtur siç di ai. Ne na pëlqen të punojmë me të” – tha trajneri.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128