Plagosje e rëndë, drogë, dhe vjedhje, arrestohen 4 persona në Tiranë

8 Shkurt 2026, 12:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosje e rëndë, drogë, dhe vjedhje, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar brenda pak orëve në kryeqytet, pasi akuzoheshin dhe kërkoheshin për krime të ndryshme, nga plagosja e rëndë dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, tek vjedhja dhe përndjekja.

Në rastin e parë, G. I., 30 vjeç, u ndalua pasi akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Ai dyshohet se më 1 dhjetor 2025 plagosi me mjet prerës shtetasin M. A., ndërsa në banesë iu gjet cannabis sativa.

R., 30 vjeç, u arrestua pasi është i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për narkotikë, duke pasur ende për të vuajtur 1 vit e gjysmë.

Ndërkohë, E. M., 19 vjeç, u ndalua për “vjedhje”, sipas vendimit të Gjykatës së Durrësit, dhe iu dorëzua autoriteteve të atij qyteti.

I fundit, A. D., 22 vjeç, u arrestua për “përndjekje” dhe “largim nga vendi i qëndrimit”, sipas vendimit gjyqësor.

Po ndodh...

ide