Sherr me thika në Greqi, plagoset 15-vjeçari shqiptar

21 Prill 2024, 22:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr me thika në Greqi, plagoset 15-vjeçari shqiptar
Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Greqi, ku protagonistë janë dy të mitur shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur në Markopoulos, dhe sipas mediave vendase dy të miturit, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije janë përleshur fillimisht me grushte për shkak të një konflikti të çastit, dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur bashkëmoshatarin, duke e lënë kështu të plagosur.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou” ku i është dhënë ndihma e parë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekësve, ndërsa 15-vjeçari tjetër është shoqëruar për veprime të mëtjeshme proceduriale.

Sakaq mësohet gjithashtu se janë arrestuar edhe prindërit e autorit të mitur pasi akuzohen për neglizhencë të mbikëqyrjes së fëmijës së tyre.

 

Po ndodh...