Shikueshmëri, ligj dhe emocione/ Ja personazhet dhe ngjarjet e vitit 2023

Alfapress ka analizuar ngjarjet dhe personazhet e vitit 2023.
Sigurisht e vërtetuar dhe nga motorët e kërkimit në Google dhe rrjete sociale emri më i lakuar është ai i personazhit të Luiz Ejllit. Ky i fundit u bë mjaft popullor pikërisht në fillimin e vitit 2023. Përfundimi i rrugëtimit të tij përfundoi me fitoren e Big Brother, duke rritur sërish numrin e fansave.
Fenomemi “Luiz”, do të ngelet emblema televizive e vitit 2023 dhe ndoshta e pathyeshme për sa i përket shikueshmërisë.
Luiz Ejlli është shqiptari më i klikuar në Tik Tok me rreth 13 bilion klikime.
I dyti për nga rëndësia publike dhe politike, por dhe i asaj të produktivitetit është SPAK dhe kreu i tij Altin Dumani. Rënia e mitit të paprakshmërisë së politikanëve të veshur me imunitet, përbën një progres të lartë ku sigurisht një pjesë e mirë e meritave shkojnë për drejtuesin e këtij institucioni të drejtësisë.
Gjatë një viti SPAK ka arrestuar deputetë, ish ministra, kryetarë aktualë dhe ish kryetarë të bashkive. Po ashtu ka shpallur në kërkim ish zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj dhe po heton ish kryeministrin dhe presidentin e vendit Sali Berisha, për të cilin pritet të merret masë e arrestit shtëpiak.
Mund të themi se Dumani është personazh i lakuar gjatë vitit 2023 dhe për disa media rezulton personazhi i vitit.
E treta sigurisht më e përfolura është kombëtarja kuqezi ku spikat trajneri brazilian Silvinho, e lojëtarë si Asani, Seferi, Daku, Berisha e Asllani.
I veçantë nuk ishte vetëm kualifikimi, por dhe golat spektakolarë të Jasir Asanit, të cilët bënë bujë të madhe.
Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2023, që do të mbahet në Gjermani, ndezi mbarë trojet shqiptare, aq sa të gjeje një biletë për të parë kombëtaren në stadium ishte luks ose pothuajse e pamundur.
Sipas ekspertëve të futbollit dhe numri i kërkesave për bileta në Euro 2024, është mjaft i lartë nga Shqiptarët kudo që ndodhen.
Shqipëria do të luajë në një grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
-
Shqipëria vendos hapjen e ambasadës në Bosnjë dhe Hercegovinë
29 Dhjetor, 13:20
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

