Shisnin kokainë në Dhërmi arrestohen 5 'turistët'

12 Qershor 2023, 12:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shisnin kokainë në Dhërmi arrestohen 5 'turistët'

Pesë shtetas të huaj janë vënë në pranga në Dhërmi, pasi  shfrytëzonin “pushimet” për të shitur kokainë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të llojit GHB (Gamma-hydroxybutyrate), të ndarë në 160 doza, 30 doza Poppers, 49 doza ekstazi, 2 doza MDMA, 18 doza kokainë dhe 3 doza kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 610 pesos (monedha argjentinase), 340 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

 

Po ndodh...