Shiste karburant të kontrabanduar, arrestohet 47-vjeçari në Paskuqan, i bllokohet dhe biznesi

20 Qershor 2025, 13:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shiste karburant të kontrabanduar, arrestohet 47-vjeçari në

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi është kapur duke shitur në karburantin e tij lëndë hidrokarbure, pa kuponë, për të cilat nuk disponoheshin as fatura blerjeje.

47-vjeçari me iniciale B.M e ushtronte biznesin në rrugën “Hasan Zylfia”, në Paskuqan. Ndërkohë karburanti është bllokuar deri në verifikimin e plotë të rastit.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi operacionin policor të koduar “Informaliteti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 47 vjeç, pasi në karburantin që kishte në pronësi, në rrugën “Hasan Zylfia”, Paskuqan, shiteshin lëndë hidrokarbure, pa kuponë, për të cilat nuk disponoheshin as fatura blerjeje. Gjithashtu, u bllokua ky subjekt, deri në verifikimin e plotë të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.:, njofton policia. 



Po ndodh...

ide