Shtyhet seanca ndaj kreut të PL-së! Avokati i Ilir Metës: Nuk kemi lekë për gjykatën, pasuria zero

20 Qershor 2025, 12:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Shtyhet seanca ndaj kreut të PL-së! Avokati i Ilir Metës: Nuk

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-presidentit dhe kreut të PL-së, Ilir Meta. Bëhet me dije se seancën e radhës do të zhvillohet më 26 qershor.

Ndërkohë, avokati i tij në dalje nga GJKKO, ka folur për mediat duke deklaruar se akzuat janë të pavërteta. Sipas tij, Meta nuk ka asnjë kartë në emër të tij. Më tej, ai thotë se pas kërkimeve të SPAK, ka rezultuar po ashtu se kreu i PL-së, nuk disponon asnjë pasuri, madje nuk kanë para as për gjyqin.

Lidhur me seacën, avokati tha se kanë kërkuar kohë për t'u njohur me atë se çfarë pretendon organi i akuzës. 

"Meta nuk ka karta, nuk akuzohet për anjë kartë. E ka përdorur bashkëshortja e tij, ai nuk ka kartë asnjë llogari në emër të tij. Nuk u vu në dije sepse nuk ka, nuk ekziston. Ne kërkuam kohën tonë për të parë çfarë pretendon organi i akuzës dhe arsyet pse duhet të qëndrojë në paraburgim.

Zoti Meta nuk ka pasuri, jana 0 pasuri të Ilir Metës. Nga kërkimet e SPAK, që ka kërkuar në Republikën e Shqipërisë dhe në të gjtiha vendet ku dyshohej për pasuri të Metës. Nga këto kërkime, ka rezultuar se  Meta nuk disponon as pasuri të luajtshme, as të paluajshtme. Meta po mbahet në paraburgim pa asnjë provë.", tha avokati.

 

Po ndodh...