
Shiste "mall" të kamufluar në kuti çamçakëzi, 26-vjeçarit shqiptar i gjenden edhe 20 mijë euro cash

Karabinierët e kompanisë Riccione në Itali arrestuan një 26-vjeçar shqiptar, i akuzuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin.
Gjatë një kontrolli u hasën dy persona duke shkëmbyer me shpejtësi diçka të dyshimtë. Kur panë efektivët ata tentuan që të largoheshin, kurse gjatë kontrollit 26-vjeçarit iu gjetën doza kokaine dhe euro cash. Policia shoqëroi edhe personin tjetër, që gjithashtu iu zbulua një sasi droge.
Në vijimësi të kërkimeve në afërsi u gjetën mbi 40 pako kokainë të fshehura në një pako me çamçakëz, me vlerë tregu disa mijëra euro. Kontrolli i mëpasshëm çoi në sekuestrimin e mbi 20 mijë euro cash, informon media italiane.
26 -vjeçari u arrestua në flagrancë dhe në përfundim të gjykimit me procedurë të drejtpërdrejtë, Gjykata e Riminit la në fuqi arrestimin.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128