Shiste substanca të paligjshme dhe nxitë të miturit të përfshiheshin në shpërndarje, arrestohet 34-vjeçari në Korçë

8 Prill 2025, 20:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shiste substanca të paligjshme dhe nxitë të miturit të

Një 34-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Korçë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë teksa shiste doza kokainë në qytet. Policia më tej bën e dije se i arrestuari gjithashtu nxiste të miturit të futeshin në këtë veprimtari kriminale për të shpërndarë doza kokaine.

34-vjeçari është identifikuar si Spartak Selimi. Nga kontrolli në banesë mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje. Gjithashtu janë proceduar dy persona pasi ata u kapën në lagjen nr. 6 me doza kokainë, të cilat sapo ia kishin blerë 34-vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Në vijim të veprimeve për këtë rast:

-u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Shtytja e të miturit në krim".

Ky shtetas, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shiste doza kokaine në qytet dhe shtynte një shtetas të mitur, që të ushtronte këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. S. u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Vorë, dhe për një shtetas 17 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lagjen nr. 6, Korçë, me doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të cilat sapo ia kishin blerë shtetasit S. S. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide