Shkarkohet nga detyra prokurori i Fierit

28 Dhjetor 2023, 16:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkarkohet nga detyra prokurori i Fierit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi këtë të enjte vendimin e shkarkimit të prokurorit të Fierit Dorian Tafilaj.

Tafilaj u përball më 27 dhjetor me barrë prove për pamundësitë financiare të konstatuara në vite. Tafilaj kundërshtoi gjetjet duke këmbëngulur se kishte vërtetuar se i mbulon pasuritë dhe shpenzimet me burime të ligjshme.

Procesi i vetingut për prokurorin Tafilaj u kryhe nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Dorian Tafilaj ka punuar fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si prokuror në vitin 2000 në prokurorinë e Vlorës. Ai punoi edhe në Prokurorinë e Korçës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Fierit në vitin 2016.

 

Po ndodh...