Shkëmbi i ra mbi krevat teksa flinte/ Familjarët e Dhimitrti apel për ndihmë: S’kemi lekë për kurimin

30 Janar 2024, 13:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkëmbi i ra mbi krevat teksa flinte/ Familjarët e Dhimitrti apel

Dhimitri Vangjeli është 25-vjeçari i cili arriti të shpëtonte pasi një masiv shkëmbor ra mbi trupin e tij, teksa ai po flinte. Ndërsa ai ishte në gjumë, një masiv shkëmbor rrëshqiti nga mali dhe ra mbi banesën e tij në fshatin Çarçovë në Përmet më 22 janar të këtij viti.

I riu ndodhet në Janinë, ku po merr trajtimet mjekësore, por këmba me të cilën mbajti edhe peshën e shkëmbit është në gjendje kritike. Familjarët nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e kurimit, ndërsa aktualisht ndodhen në qiell të hapur.

Përmes Tch, ata bëjnë apel për ndihmë për trajtimet mjekësore dhe për rindërtimin e banesës së dëmtuar.

“Për ne është hapur një gofund, do kishim shumë nevojë në këto momente që të shpërndahej sa më shumë sepse vërtetë ne shpëtuam po dëmi është shumë i madh por dhe rehabilitimi i Dhimitrit do shumë kohë dhe shumë shpenzime. Situata në njërën prej këmbëve e cila ka mbajtur dhe peshën kryesore është më kritike”, tha bashkëshortja.

Për të gjithë ata që mund ta ndihmojë Dhimitrin mund të futen në linkun e gofundme.

 

Po ndodh...