Shkollës “Fan Noli” t’i vendoset emri i Martin Canit?! Zbardhet kërkesa e babait të 14-vjeçarit të ndjerë
Eksperti i Sigurisë, Shemsi Prençi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”, ku ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Ai ka deklaruar se babai i të miturit të ndjerë, ka kërkuar që shkollës “Fan Noli”, t’i ndërrohet emri dhe t’i vendoset “Shkolla Martin Cani”, dhe kjo për të rritur ndërgjegjësimi ne shoqërisë për ngjarje të tilla të rënda. Sipas Prençit, shoqëria duhet të reagojë dhe kjo kërkesë të pranohet.
“Sot prindi i Martin Canit ka kërkuar me protestë që emri i shkollës ‘Fan Noli’ të vendoset shkolla ‘Martin Cani’. Po ashtu që në oborrin e shkollës të ngrihet një memorial kushtuar 14-vjeçarit. Është një propozim emocionues por që kërkon një vendimmarrje të guximshme, përballë një figure kombëtare se Fan Noli. Kjo për të reflektuar shoqëria shqiptare ndaj krimit dhe ngjarjeve të shëmtuara, të cilat pushteti mundohet ti largojë, si Ministria e Arsimit dhe policia, mundohet t’i manipulojë. Shoqëria duhet të reflektojë për t’ia plotësuar kërkesën.”– tha ai.
-
-
Holluesit e gjakut, gjithçka natyrale për shëndetin e zemrës
27 Nëntor, 16:50
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128