Shkrirja e Institutit Albanologjik, Ceka për reagimin e Fugës: S’merremi me qaramanë

31 Maj 2023, 23:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkrirja e Institutit Albanologjik, Ceka për reagimin e Fugës:

Historiani Neritan Ceka tha se reagimet e Artan Fugës dhe Flutura Açkës në lidhje me shkrirjen e Institutit Albanologjik janë të tepërta. ai tha se ka respekt për të dy, por po futen ën një fushë që nuk u takon, pasi sipas tij në atë institut nuk bëhet albanologji.

Ceka tha në “Now me Erla Mëhillin” se pa dyshim ky institut ka meritat e veta, por gjithsesi ai tha se rindërtimi i kësaj akademie është një vepër kombëtare e domosdoshme.

“Unë nuk i futem në fushën e tij dhe ai të mos futet në fushën time. Unë kam respekt shumë të madh po mos të bëjë dramat e Eskilit, se kjo që thotë nuk ka asgjë të vërtet. Unë nuk jam ndonjë admirues i Ramës, këtë e kuptojnë gjithë shqiptarët, por këtu ka bërë një punë të mirë.

Ky është një akt pozitiv kombëtar. Rindërtimi i Akademisë së Shkencave është një vepër kombëtare. Tani të merremi për qaramanët… Këtu bëhet fjalë për një shkencë kombëtare. Ata janë jashtë kësaj shkence. Atje vetëm albanologji nuk bëhet, të paktën për arkeologjinë nuk ka albanologji”,-tha Neritan Ceka.

Kujtojmë se qeveria vendosi këtë të mërkurë që instituti i Albanologjisë duhet të shkrihet pasi nuk i plotëson kriteret. Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar figura të ndryshme, ku një prej tyre ishte dhe profesori Artan Fuga, reagimin e të cilit CEka e cilësoi si “dramë të Eskilit”.

“Mbaroi! Vijeni flamurin në gjysmë shtizë sot! Mos kujtojë njeri se nuk e dija qe letra ime me shumë do ta ndizte zjarrin e pasionit shkatërrues. Por, të lutesh për kulturën kombëtare nuk është kurrë turp. Është nder. Unë mund edhe të lyp për këtë.

Me durim. Qysh sot, Shqipëria, pas ndofta një shekulli, nuk do të këtë me institutë për albanologji, as një Qendër albanologjike si institucion me vete.

Hendeku është bërë greminë. Kultura kombëtare ka marre kështu një goditje vdekjeprurëse. Pallavrat pa lidhje ne shërbim te lobive antikombëtare nuk e mbulojnë dot gjëmën e ndodhur”, pjesë e shkëputur nga shkrimi i Artan Fugës.

 

Po ndodh...