Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

12 Janar 2026, 09:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në Vaun e Dejës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Shelqet, rreth orës 00:40.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtur derën kryesore të subjektit të tij(servis).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakishtit dyshohet se është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Po ndodh...