
Shqiptari shkakton skandal në Angli, menaxhon nga Instagrami perandorinë e drogës

Gangsteri famëkeq shqiptar Selamet Mehmetaj, i cili e quan veten "Djalli" dhe pretendon se u ka prerë pjesët e trupit të rivalëve të tij, vazhdon të mburret për bëmat e tij edhe pas hekurave. Mehmetaj, 30 vjeç, postoi foto në rrjetet sociale duke pretenduar se kishte futur një celular në burg, pasi u dënua me 4.5 vite heqje lirie për trafik droge. "Djalli" publikoi informacion për aktivitetet e tij kriminale në Instagram dhe përdorte llogaritë e tij personale për t'u mburrur me makina dhe para, për të tallur Policinë, raporton media britanike "Daily Mail". Pavarësisht se është në burg, Mehmetaj është rikthyer në rrjetet sociale, ku publikoi një foto, me mbishkrimin sipër: Jeta funit mo nona.
Madje Mehmetaj duket se është rikthyer në biznes pasi pak ditë më parë ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një veturë për shitje. Fotoja e postuar prej tij, u pikas edhe nga administrata e burgut, e cila premtoi nisjen e një hetimi pas alarmit të medias. Por po në këto rrjete sociale ka treguar edhe "dëmet' që u ka shkaktuar kundërshtarëve.
"Njërin e futa në bodrumin e shtëpisë së barit, e rrihja tre herë në ditë, nuk më la zgjedhje, i preva dy gishta," - u mburr Mehmetaj dhe shtoi: Pasi e bëra këtë, shkova në shtëpi në mbrëmje dhe fjeta si një fëmijë. Nuk më interesonte asgjë.
Mehmetaj kishte në pronësinë e tij dy shtëpi bari të fshehura në periferi të Londrës veriore, të cilat i kishte mbushur me emigrantë të paligjshëm. Nga atje ai shpërndante drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar së bashku me vëllain e tij të vogël Dior, i cili kishte hyrë ilegalisht në vendin ishullor. Të dy u kapën dhe po vuajnë dënimin që në gusht.
Por vetëm disa muaj pasi përfundoi në burg, ai tashmë është rikthyer në Instagram dhe ka publikuar një sërë postimesh ditët e fundit. Edhe pse të burgosurit në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë akses në mediat sociale apo internet gjatë vuajtjes së dënimit. Meqenëse pjesa më e madhe e perandorisë së drogës së Mehmetajt drejtohet përmes llogarisë së tij në Instagram, ka pasur shqetësime se ai vazhdon aktivitetin nga qelia e burgut. Autoriteti i burgut thotë se po heton, madje dhe se kanë kontaktuar një njësi e veçantë e Hetimit të Mediave Dixhitale për të mbyllur llogarinë e shqiptarit. Deri më tani, nuk ia kanë dalë.
-
-
Me armë në brez, arrestohet i riu në Vlorë
7 Shkurt, 12:04

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128