"Është një mal i tërë lekësh që duhet pastruar", gazetari italian: Ja çfarë më tha magjistrati për mafian shqiptare

13 Maj 2026, 23:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Është një mal i tërë lekësh që duhet

Gazetari italian Nello Trocchia, i ftuar në emisionin “Oponenca” në Neës 24, ka sjellë në vëmendje analizën e tij mbi krimin e organizuar shqiptar dhe ndikimin e tij në strukturat shtetërore. Ai ka kujtuar intervistën me një nga magjistratët më të njohur italianë, Nikola Krateri, sot kryeprokuror në Napoli, i cili ka qenë në vijën e parë të luftës kundër mafies në Kalabri.

 “Unë kam intervistuar gjyqtarët më të mëdhenj, Nikola Krateri që është magjistrati më i madh, sot është prokuror, kryeprokuror në Napoli dhe shumë mirë ka qenë në linjë të parë kundër Ndraghetës kur ishte prokuror i rajonit të Kalabrisë. Nikola Kraterit i bëra një pyetje të thjeshtë, po të qartë. Në të shkuarën e afërt le të themi oponenca dhe a e kanë, pra përkufizuar si një narkoshtet Shqipërinë. E pyeta atë, a është e tepërt kjo? Jo. Ai thotë që pa pikë dyshimi kjo është pika kritike nga pikëpamja strukturore që lidhet me aftësinë e krimit të organizuar përmes sistemit korruptiv që të depërtojë në sektorin e administratës publike, por edhe të politikës.” -tha Nello Trocchia.

Sipas tij, Shqipëria nuk është narkoshtet, por krimi i organizuar ka krijuar mekanizma për të depërtuar në administratë dhe politikë, duke përdorur korrupsionin si mjet për të legalizuar paratë e pista. Ky proces i “pastrimit” të kapitalit kriminal është një pikë qendrore që rrezikon stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit.

 “Krateri thoshte një të dhënë, pra që shqiptarët kanë filluar të trafikojnë marihuanë dhe kaluan pastaj tek heroinë dhe kokainë. Është një mal i tërë lekësh. Kanë një nevojë të madhe ato që t’i lajnë, pra t’i pastrojnë, t’i pastrojnë, t’i investojnë dhe aty ka pra lind nevoja që të mund të korruptojnë dhe të vendosin marrëdhënie me administratën publike që të mund të hyjnë në sektorët e biznesit dhe në një farë mënyre të kalojë ekonomia, të kalojë nga ekonomia e paligjshme në atë të ligjshme dhe një nga magjistratët më të dukshëm e ka theksuar pra faktin e depërtimit të këtyre strukturave dhe kjo është një pikë qendrore.” -shtoi ai.

Po ndodh...

ide