“Si futet thika në shkollë?”, Gogu ‘thumbon’ gazetarin: Ulesh këmbë përmbi këmbë dhe thua e ka fajin...

12 Dhjetor 2024, 22:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Si futet thika në shkollë?”, Gogu ‘thumbon’

Deputeti socialist Toni Gogu është përfshirë në një debat të ashpër me analistin Arjon Sulo në emisionin Top Story në Top Channel.

Analisti u shpreh se situata në shkolla duhet të zgjidhet jo duke mbyllur TikTok-un por përmes drejtuesve, deklaratë e cila u kundërshtua nga deputeti.

Gogu: Duhet të shikojmë për metoda të reja. (Autor) është një bashkëmoshtar.

Duma: Jo ai jo, shkolla është institucioni.

Gogu: Komuniteti i prindërve dhe mësuesve duhet ta…

Sulo: Si ka mundësi të ndodhë në atë shkollë dhe të themi mos e ngarkojmë me përgjegjësi drejtorin apo mësuesen?!

Gogu: E ke vlerësuar veprimtarinë e drejtorit?

Sulo: Si futet thika në shkollë?

Gogu: Ulesh ti këtu këmbë përmbi këmbë dhe thua e ka fajin drejtori.

Sulo: Gjëja më perverse që ndodh është të thuash të mbyllet TikToku.

Gogu: Tiktok është duke u shqyrtuar në të gjithë botën.

 

Po ndodh...