Si u riatdhesua Eva Dumani nga Siria, shqetësimi i turqve dhe drita jeshile nga presidenca e Erdoganit

Eva dhe Endri Dumani vuajtën bashkë. U rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa prej të shtunës motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri në krahët e nënës së tyre.
Burime në dijeni të kthimit të saj në Shqipëri treguan për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, kompleksitetin e kësaj çështje si në aspektin diplomatik dhe atë të përfshirjes të aktorëve nga organet e inteligjencës shqiptare dhe turke.
Eva pas 12 vite qëndrimi në Siri prej të cilave 6 në kampin Al Houl mundi të largohej nga ky kamp në Dhjetor 2024 kur forcat e opozitës siriane rrëzuan regjimin e Asadit. Mbrëmjen e 4 Shkurtit ajo u soll në qytetin Adana në kufi me Sirinë. Është pritur atje nga daja i saj Xhetan Ndregjoni, ndërsa autoritetet e sigurisë turke janë njoftuar nga partnerët shqiptarë, në dijeni të mbërritjes të saj.
Sipas TCH, Eva Dumani dhe daja Xhetani për disa ditë janë mbajtur nën vëzhgim prej inteligjencës turke për tu siguruar se çfarë do të bënin gjatë qëndrimit në territorin e Turqisë. Siç edhe e pohoi një ditë më parë Xhetan Ndregjoni, mbesa Eva është intervistuar me detaje nga agjencitë ligj-zbatuese turke.
Ndërkohë Ambasada e Shqipërisë në Ankara në rrugë diplomatike punoi me autoritetet turke për procedurën e udhëtimit drejt Shqipërisë. Burime në dijeni të kthimit të saj në Shqipëri pohuan se ishte një rast me sensibilitet të lartë deri në presidencën turke, të cilët kur kanë mësuar se gjithçka ishte OK në aspektin e sigurisë, kanë dhënë dritën jeshile të largimit të Eves nga Turqia.
Shqipëria në 6 vitet e fundit ka realizuar 4 operacione riatdhesimi të grave dhe fëmijëve nga Siria. Ai më i fundit në Maj 2022 kur qeveria e përfaqësuar nga anti-terrori shqiptar, nënshkruajti një marrëveshje me autoritetet lokale kurde duke mundësuar kthimin e 13 gra dhe fëmijë shqiptarë.
Por edhe në këtë rast Eva Dumani bashkë me disa gra shqiptare të tjera nuk dëshiruan të ktheheshin. E rritur para kohe mes vuajtjeve në Siri, e mbetur jetime më të vëllain pasi iu vra babai Shkëlzeni e më pas po atje i vdiqi gjyshja, adoleshentja shqiptare hartoi një listë tejet të rëndësishme me emrat e grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin e ferrit Al Hol. Listë të cilën ia dërgoi dajës së saj e më pas iu vu në dispozicion policisë së shtetit për të patur një panoramë edhe më të qartë të shtetasve shqiptarë në Siri.
Mësohet se aktualisht në Siri vijojnë të jenë 22 gra dhe fëmijë si dhe 8 burra shqiptarë që mbahen në burg. /TCH
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128