Oretekët e dëborës bllokojnë Thethin, ARRSH apel qytetarëve të shmangin aksin

Ortekët e mëdhenj të formuar nga reshjet e dëborës, kanë bllokuar sërish rrugën drejt Thethit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga drejt pikës turistike do të vijojë të qëndrojë e mbyllur për shkak të rrezikut nga ortekët.
Sipas njoftimit, ndërhyrja me mjete krijon tronditje dhe shkakton rrëshqitje të shtresave të dëborës, ndërsa bëhet apel që qytetarët të shmagin qarkullimin në këtë aks.
“Si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve rruga drejt Thethit do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur. U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës. Autoriteti Rrugor Shqiptar do të njoftojë sapo rruga të jetë e sigurt për qarkullim”, thuhet në njoftim.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128