Rama urdhëroi arrestimin e qytetarit që e quajti hajdut, Lapaj: Situatë surreale! Shteti po trajtohet si çështje personale

15 Shkurt 2026, 21:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama urdhëroi arrestimin e qytetarit që e quajti hajdut, Lapaj:

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar këtë të diel, takimin e Edi Ramës me banorët e Durrësit ku u prit me protesta nga këta të fundit.

Nga protesta para Kryeministrisë, Lapaj ka nxjerrë videon ku Rama urdhëron policinë të shoqërojë një qytetarë që e quajti “hajdut”.

Lapaj kritikoi ashpër sjelljen e Ramës, duke deklaruar se nuk është parë në asnjë vend që kryeministri t’i japë urdhër policisë për të shoqëruar qytetarët.

Sipas tij Shqipëria funksionon vetëm sipas vullnetit të Ramës dhe kjo situatë thotë Lapaj po shkon në surreale.

Ai shtoi se, e njëjta sjellje e Ramës është dhe ndaj protestuesve të “Shqipëria Bëhet”, ku me urdhër të tij, forca të Gardës kanë hequr karriget e aktivistëve që prej javësh po protestojnë kundër qeverisë.

Lapaj shton se Edi Rama po e trajton shtetin si çështje personale, ku nuk njihen dhe zbatohen as ligje e as rregulla, por veprohet vetëm sipas vullnetit të Ramës.

“Ai po e trajton shtetin si çështje personale. Kryeministri i vendit nuk mund të urdhërojë një punonjës të Gardës apo një punonjës policie. Ka një procedurë që polici duhet ta gjykojë vetë në raport me ligjin. Ça është ky shtet? Si mundet që një shtet të mos ketë rregulla procedura, por vetëm vullnetin e një njeriu. Po shkon në surreale. Dërgon gardën tek ne dhe u thotë ‘shko merru karriget’. Sot mërzitet kur i thërrasin ‘o hajdut’, nesër do na detyrojnë të rrimë në këmbë. I urdhëron policët dhe ata u binden”, – shprehet Lapaj ndër të tjera.

Po ndodh...