Përfundon numërimi i votave/ Ja kush zgjidhet kreu i PD, Dega Lezhë
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partia Demokratike në Lezhë.
Nga rezultati përfundimtar, i zgjedhur në krye të degës është,Donika Ndoj e cila ka arritur të sigurojë 571 vota nga anëtarësia pjesëmarrëse në proces.
Në vend të dytë është renditur, Salvator Kaçaj me 442 vota, ndërsa i treti në garë, Paulin Marku ka marrë 172 vota.
Procesi i votimit u zhvillua në një klimë të qetë dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme të anëtarëve, të cilët ushtruan të drejtën e tyre për të zgjedhur drejtuesin e ri të degës.
Pas përfundimit të numërimit, rezultati u shpall nga komisioni përkatës, duke formalizuar kështu kreun e ri të degës për mandatin e ardhshëm.
Kryetarja e re e degës së PD Donika Ndoj falenderoi të gjithë anëtarët e kësaj force politike për mbështetjen e dhënë dhe garantoi angazhim maksimal në forcimin dhe bashkimin e strukturave të kësaj force politike.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128