Aksi Librazhd-Pogradec/ Situatë alarmante! Rrëshqitje dherash dhe fundosje e urës, autoritetet marrin vendimin drastik

21 Shkurt 2026, 22:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksi Librazhd-Pogradec/ Situatë alarmante! Rrëshqitje dherash dhe

Përkeqësohet ndjeshëm situata në segmentin rrugor te Arrat e Gurrës në aksin Librazhd-Pogradec. Gjatë orëve të fundit, rrëshqitja e tokës dhe fundosja e urës kanë vijuar me intensitet edhe më të lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për çdo lloj qarkullimi.

Rreth orës 22:00, pas bllokimit të lëvizjes së automjeteve për shkak të përkeqësimit të gjendjes, autoritetet kanë marrë një vendim edhe më drastik: është ndaluar plotësisht edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe i mjeteve të emergjencës – zjarrfikëse, polici dhe ambulanca – në segmentin e dëmtuar.

Mjetet e shërbimeve emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo tentativë për të kaluar në zonën e rrezikut.

Situata mbetet dinamike dhe nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa rreziku i shembjes së plotë të strukturës ka detyruar autoritetet të izolojnë totalisht zonën, duke e kthyer një nga akset më të rëndësishme të vendit në një pikë kritike infrastrukturore.

 

Po ndodh...

ide