Kolapsi i aksit Librazhd-Prrenjas, mjetet e tonazhit të rëndë do kalojnë nga Maqedonia dhe Rruga e Arbrit

21 Shkurt 2026, 20:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kolapsi i aksit Librazhd-Prrenjas, mjetet e tonazhit të rëndë do

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton akset që mund të përdoren nga autoveturat dhe mjetet e tonazhit të rëndë, pas bllokimit të aksit Prrenjas-Librazhd.

Njoftimi:

Duke marrë shkas nga situata e rënduar e trafikut, si pasojë e bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas (në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”), ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:
Për autoveturat:
✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë:
✓ Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Faleminderit për bashkëpunimin.

 

Po ndodh...

ide