I dënuar me 12 vite burg për trafik droge në Itali, pranga 43 vjeçarit në Durrës

21 Shkurt 2026, 18:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dënuar me 12 vite burg për trafik droge në Itali, pranga 43

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 43-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte dënuar me 12 vite burg për trafik droge në Itali. 

Ai është Rexhep Muka alias Kreshnik Muka, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit Cagliari në Itali, në vitin 2021, e ka dënuar me 12 vite burg. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vite e 6 muaj burg. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

“Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 82”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Durrësit, nga Forcat Operacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit Rexhep Muka alias Kreshnik Muka, 43 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Cagliari/Itali, në vitin 2021, e ka dënuar me 12 vite burg (mbetur për të vuajtur 9 vite e 6 muaj burg), për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, njoftoi sot policia.

Po ndodh...

ide