Plasaritje të thella në rrugën Maliq–Gramsh, rrezikohet segmenti alternativ drejt Tiranës. Aksi i ndërtuar nga “Gjikuria” kushtoi 14 mln euro

21 Shkurt 2026, 17:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plasaritje të thella në rrugën Maliq–Gramsh, rrezikohet

Rruga Maliq–Gramsh, e cila prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën, po përballet me dëmtime serioze në trupin e saj.

Gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullim dhe rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Ky aks rrugor i ndërtuar nga “Gjikuria” sh.p.k dhe që ka kushtuar 14 mln euro (rreth 1.4 miliardë lekë), ka shfaqur problematika edhe më herët, por ditët e fundit amortizimi është përkeqësuar ndjeshëm, në një kohë kur mbetet e vetmja rrugë e hapur që siguron lidhjen e qarkut të Korçës me Tiranën.

Whatsapp Image 2026 02 21 At 17.00.34

Aktualisht ka nisur qarkullimi i mjeteve duke rritur kështu fluksin në këtë rrugë.

Po ndodh...

ide