Elbasani merr 3 pikë të arta mes kontestimeve në Vorë

Takimi i zhvilluar në Vorë dhuroi emocione dhe polemika, sidomos në pjesën e dytë. Të besuarit e Gvozdenoviç e nisën më mirë sfidën dhe gjetën golin e avantazhit me lituanezin Olberkis në minutën e 28-të.
Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm dhe Kasalla riktheu ekuilibrin me një realizim spektakolar në minutën e 38-të, duke mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.
Në pjesën e dytë, verdheblutë shtuan presionin në kërkim të golit të fitores. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 82-të, kur arbitri Kreshik Barjamaj akordoi një penallti, të kundërshtuar nga kampi vendas.
Pas rishikimit të pamjeve në VAR, ku ishte nga Eldorjan Hamiti, vendimi u konfirmua. Nga pika e bardhë, Arsen Lleshi u tregua i saktë, duke shënuar 2-1 dhe duke i dhënë skuadrës së tij tre pikë me shumë peshë.
Me këtë sukses, Elbasani mban vendin e tretë në renditje me 45 pikë, vetëm tre pikë larg kryesueses Vllaznia, ndërsa Egnatia mbetet një pikë mbi verdheblutë.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128