Aksident në Lezhë/ Makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi
21 Shkurt 2026, 16:30 / AKTUALITET

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Lezhë.
Një automjet u përplas me një motor në dalje drejt superstradës pranë Ishull Lezhës. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Nga të dhënat paraprake, motori po lëvizte në drejtim të Lezhës, ndërsa autovetura, që po lëvizte nga Lezha, po tentonte të hynte në rrugën dalëse për në superstradë, kur u përplas me motorin.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që hetimet vijojnë.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Nga Ermal Peçi
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Nga Roland Lami
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
