Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnec, atraksion dimëror për turistët

21 Shkurt 2026, 19:04 / JETË ALFA PRESS

Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnec, atraksion

Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnecit mbetet një nga pikat turistike më e vizituar e qytetit të Vlorës edhe përgjatë dimrit. Përgjatë fundjavave në manastirin takon turistë jo vetëm nga vendet europiane por edhe nga SHBA, të cilët shprehen të mrekulluar për peisazhin natyrorë që ofron Zvërneci.

"Është hera ime e parë në këtë vend. Impresionet e para janë të mira. Unë vij nga Amerika. Para se të vija në Shqipëri isha në Spanjë, por edhe këtu po e shijoj këtë vend të qetë. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm, pothuajse të gjithë. Mendoj se kjo është pjesë e kulturës tuaj dhe më pëlqen shumë", thotë një turist amerikan.

"Jam nga Ukraina. Kam pothuajse 3 javë në Vlorë dhe është hera e dytë që vij në Manastirin e Zvërnecit. Vlora është qyteti më perfekt. Mund të bësh ç’të duash: mund të bësh hiking, thjesht të rrish dhe të shijosh këto pamje ose të rrish në lokalet e bukura dhe të shijosh kafen. Mendoj se ky atraksion është shumë i bukur, por duhet rinovuar patjetër. Sidomos në një pjesë është e rrezikshme, por prapë është e bukur", shprehet një tjetër turist nga Ukraina.

Në kishën e Shën Mërisë në Zvërnec mund të takosh nga afër bukuritë natyrore ndërthurur me kultin fetar, si dhe vizitorët e veçantë, flamingo dhe pelikani kaçurrel.

Po ndodh...

ide