Shuplakë edhe në Serinë A për Juventusin, bardhezinjtë munden në shtëpi nga Komo

Juventusi ka plotësuar një javë të tmerrshme duke pësuar humbje të njëpasnjëshme.
Këtë herë, disfata e radhës që komplikon shumë situatën e bardhezinjve, është në kampionat përballë një rivali direkt për katërshen e parë, Komos.
Pas humbjes në Ligën e Kampioneve përballë Gallatasarajt, pritej një reagim i ekipit të Spaletit.
Por në fakt ishte Komo që e nisi ndeshjen me më shumë ritëm dhe gjeti shpejt golin me Vojvodën, teksa rrezikoi edhe herë të tjera të shënonte.
Reagimi i Juventusit në pjesën e dytë nuk ishte ai që pritej dhe Komo shfrytëzoi pasigurinë e prapavijës vendase duke goditur edhe me Kakere në pjesën e dytë.
Më pas, ekipi i Fabregas administroi mjaft mirë lojën, duke frenuar sulmet e bardhezinjve dhe duke siguruar një fitore të rëndë 2-0 që e afron vetëm, 1 pikë larg skuadrës së Juventusit që mban vendin e 5-të në klasifikim.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
