Fonseka flet për shkarkimin nga Milani: Meritoja më shumë kohë, të ndryshosh diçka në Itali është vërtet e vështirë

21 Shkurt 2026, 15:59 / SPORT ALFA PRESS

Fonseka flet për shkarkimin nga Milani: Meritoja më shumë

Paulo Fonseka duket se ka rilindur në stolin e Lionit teksa regjistron 13 fitore radhazi në kampionat, në Ligën e Europës dhe Kupën e Francës. 

Përvoja zhgënjyese e vitit të kaluar me Milanin, ku portugezi u shkarkua në dhjetor në rrethana disi të dyshimta, tani ka mbetur pas. Por në një intervistë për “The Athletic” trajneri ka deklaruar se:  “Meritoja më shumë kohë. Milani është një klub fantastik dhe u argëtova shumë. Më vjen shumë keq që nuk pata kohë, propozimi i tyre ishte të ndryshonin lojën. Të ndryshosh diçka që e kanë bërë për kaq shumë vite nuk është e lehtë, duhet kohë, veçanërisht në Itali, ku është edhe më e vështirë, pothuajse e pamundur.”

Ai vazhdoi: “Kishim ndeshje fantastike, duke luajtur futboll vërtet të mirë. Duhej të ishim më të qëndrueshëm, kjo është e vërtetë, por të ndryshosh diçka në Itali është vërtet e vështirë”, përfundoi Fonseka.

 

Po ndodh...

ide