“Rrugën nuk e shembi moti, por korrupsioni”, Berisha për bllokimin e Prrenjas-Librazhd: Vepër e korrupsionit të Ballukut! U ndërhy në shtatin e lumit pa leje

21 Shkurt 2026, 23:05 / POLITIKË ALFA PRESS

“Rrugën nuk e shembi moti, por korrupsioni”, Berisha për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas bllokimit të segmentit rrugor Librazhd-Prrenjas, që ka paralizuar mijëra njerëz dhe gjithë zonën e juglindjes. Ai ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe paligjshmëri.

Sipas Berishës, situata ka lënë të bllokuar për orë të tëra qindra qytetarë në juglindje të vendit. Ai hodhi poshtë pretendimet se dëmtimi i rrugës është shkaktuar nga kushtet atmosferike, duke e lidhur situatën me ndërhyrje të paligjshme në shtratin e lumit.

“Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni”, u shpreh kryedemokrati.

Berisha akuzoi drejtpërdrejt ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për papërgjegjshmëri dhe lejim të ndërhyrjeve të paligjshme.

Reagimi i plotë:
Sot tërë ditën e gjithë juglindja e vendit është e bllokuar.
Qindra e qindra pasagjerë kanë kaluar këtë ditë në makinat e tyre të bllokuara në segmentin e rrugës Dragostunjë-Prrenjas.
Ky bllokim është vepër totale e paligjshmërisë dhe korrupsionit, papërgjegjshmërisë së dy ministrave të Belinda Ballukut dhe Mirela Kumbaros, të cilat kanë lejuar të ndërhyhet në lum pa modelin e studiuar të domosdoshëm dhe ndërhyrja në lum jo vetëm që ka shkatërruar shtratin e lumit, por ka shkatërruar dhe mbështetjen për rrugën ekzistuese dhe shembjen e saj sot.
Dënoj këtë akt si një akt shumë të rëndë kriminal, për të cilin përgjegjësia absolute kryesore ka Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro, natyrisht dhe kompania e cila ka kryer një akt kriminal pa leje, ka ndërhyrë në shtratin e lumit pa asnjë model dhe asnjë leje.
Dënoj me forcë këtë veprim dhe heshtjen kriminale.

 

Po ndodh...

ide