Skandali seksual i anëtarit Olger Eminaj, reagon KLP: Po presim zbardhjen e rastit!
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të skandalit seksual të anëtarit, Olger Eminaj, i denoncuar për sjellje të papërshtatshme me përmbajtje seksuale.
KLP deklaron se ankesa e depozituar nga qytetarja i është përcjellë për trajtim dhe kompetencë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe se çështja është duke u verifikuar nga institucionet kompetente, për zbardhjen e së vërtetës.
“Në kuadër të transparencës institucionale, KLP informon se ankesa e depozituar nga qytetarja i është përcjellë për trajtim dhe kompetencë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sipas të gjitha parashikimeve ligjore.
Lidhur me çështjet etike dhe disiplinore që përfshijnë anëtarët e Këshillit, neni 104, i ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, parashikon se çdo pretendim për shkelje disiplinore ndaj anëtarëve të KLP-së i nënshtrohet kompetencës ekskluzive të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe më tej Gjykatës Kushtetuese.
Në interes të informimit të drejtë të opinionit publik dhe medias, theksojmë se çështja është duke u verifikuar plotësisht nga institucionet kompetente, për zbardhjen e së vërtetës. Ndaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me qëllim trajtimin e kësaj çështjeje në mënyrë objektive, të paanshme dhe në përputhje me ligjin”,- thuhet ndër të tjera në reagim.
Kujtojmë se Eminaj u denoncua mbrëmjen e kaluar nga emisioni investigativ “Stop”, se i ka dërguar një denoncueseje, foto të organit seksual dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit ku ushtron detyrën.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128