Flamur Noka përjashton mbështetësit e Salianjit, zbardhet vendimi: Kryesia bën "raprezalje" në degët e PD në rrethe, flaken në rrugë demokratët

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka raportohet se ka nisur një fushatë të ashpër largimesh nga radhët e Partisë Demokratike në rrethe, duke përjashtuar të gjithë ata funksionarë që janë identifikuar prej Kryesisë si mbështetës të Ervin Salianjit.
Newsbomb.al ka siguruar një vendim të marrë dje, më datë 23 Mars, sipas të cilit bëhet me dije se kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë dhe sekretari i Degës së PD në Durrës, janë përjashtuar me vendim të Flamur Nokës.
"Dritan Burgija dhe Arlind Boshku përjashtohen nga Gupi i Këshilltarëve Bashkiak të PDSH në Bashkinë Durrës në mbështetje të Statutit të PDSH neni 24 pika 1 dhe 2 dhe në shkelje të nenit IV pika 2 të Rregullores së Brendshme", thuhet në vendimin e Kryesisë.

Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi lidershipi demokrat i ka udhëzuar demokratët e Durrësit që në zgjedhjet e brendshme të partisë të votonin për kryetarin që donin ata, ndërsa dje më 23 Mars, i kanë përjashtuar.
Ky shqetësim është ngritur mbrëmjen e djeshme edhe nga Ervin Salianji, i cili ka theksuar se të gjithë ata persona që baza i ka identifikuar si mbështetës të tij, janë përjashtuar nga Partia Demokratike, duke u flakur në rrugë.
"Sot isha unë në Durrës. Kanë përjashtuar kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës! Para tre ditësh kanë votuar për kryetarin që kanë dashur këta, sot i kanë përjashtuar se i shohin që janë mbështetësit e mi. Pra kanë përjashtuar çdo njeri që mendon ndryshe", është shprehur Ervin Salianji./Newsbomb
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128