SPAK lexon procesverbalin e sjelljes së Veliaj në burg/ Sulm dhe fyerje ndaj hetuesve dhe prokurorit Dado: Më dështoi dy herë gruaja!

Në seancën që po mbahet në GJKKO ndaj Erion Veliajt, prikurori i çështjes Olsi Dado, ka lexuar para togave të zeza edhe procesverbalin për veprimtarinë e kryebashkiakut në burgun e Durrësit.
Ai ka theksuar se sjellja e Veliat është karakterzuar nga sulme dhe fyerje ndaj hetuesve dhe atij vetë si prokurir i çështjes.
Gjithashtu Dado ka thënë se Veliaj gënjen për shumë detaje të hetimit dhe po përdor çdo mënyrë që të zvarrisë procesin e tij.
Ols Dado: Bëj me dije se procesverbali i OPGJ për qëndrimet e Veliajt në paraburgim, është shumë i detajuar.
Janë paraqitur në EIVP Durrës, janë kontaktuar përgjegjësit dhe i pandehuri Veliaj që në momentet e para, ka shfaqur sjellje kundërshtuese dhe fyese ndaj hetuesve.
Ka qenë reagim jo etik e fyes ndaj Hetuesit. Ka marrë kontakt opgj me drejtuesit e burgut dhe iu kanë shpjeguar situatën. Janë futur në ambientin ku ndodhej Veliaj, i kanë treguar arsyet pse ndodheshin aty. Ka vijuar refuzimi, kanë nisur fyerjet: "Ju keni bërë që gruaja ime të dështojë dy herë.
Jeni përgjegjës, ku është ai prokurori i pasur me 30 apartamente, Ols Dado. Do ta shikoni...".
Prej 8 muajsh ka patur kohë mjaftueshëm të njihej me aktet. Në më shumë se një rast, Veliaj ka pretenduar se ka gjetur në fashikuj shkresë të djalit të tij. Por në asnjë rast SPAK, nuk e ka përmendur emrin e djalit të tij.
Ka dy mënyra, ose Veliaj është njohur drejtpërdrejt me aktet, ose mbrojtja e tij ia ka vënë në dispozicion. Gjykata dha vendim tjetër, sërish i çuam aktet. Inventarizimi i akteve e çon procesin pas në kohë, në mos qoftë kjo e qëllimshme për zvarritje./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128