Spahiu: SHBA shumë shpejt në listën e zezë ata që ndihmojnë nongratat dhe i bëjnë presion SPAK

12 Dhjetor 2024, 21:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Spahiu: SHBA shumë shpejt në listën e zezë ata që

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv komenton rezultatet e sondazhit në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, ku 40.1% e shqiptarëve thonë se shpallja e Altin Dumanit kampion i antikorrupsionit  është një mesazh për të gjithë politikanët shqiptarë.

Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço, juristi Spahiu thotë se ka një koherencë të amerikanëve në shpalljen kampion të antikorrupsionit të Dumanit me rastin e Ardian Dvoranit.

Ndërkohë, Spahiu thekson se arsyeja përse SHBA e shpalli kampion të antikorrupsionit Dumanin, është se do lobojnë t’i zgjasin mandatin si kryetar i SPAK. Po ashtu Spahiu thekson se në qershor, SHBA do sanksionojë zyrtarë që kanë bashkëpunuar me non grata në Shqipëri, por edhe ata që i kanë bërë presion Dumanit.

Ka një relevancë dhe koherencë të amerikanëve në shpalljen kampion të Dumanit, në një paralele historike, politike, juridike me Dovroanin. Nuk e shpallën se Dvorani ndëshkonte të gjithë politikën. E shpallën për shkak se ishte nën presionin e Berishës dhe Ilir Metës. Nëse ka njeri që i shikon rastësi këto të dyja, amerikanët e marrin çekanin dhe i bien në të njëjtin vend derisa të arrijnë rezultatin e tyre. Arsyeja pse dumani është shpallur kampion është i njëjti motiv me Dovaranin që ishte anëtar i gjykatës së Lartë, i cili kishte dy tre çështje që tregoi integritet, lidheshin me Gërdecin.

Arsyeja e dytë pse e shpallën kampion të antikurrupsionit, është se po përgatisin lobimin për të zgjatur mandatin si kryetar. E treta që unë mendoj se arseja pse ia kanë dhënë titullin është se SHBA një muaj pas zgjedhjeve kanë ndërtuar një paketë të zyrtarëve që kanë bashkëpunuar me persona non grata dhe i kanë ushtruar presion Dumanit dhe faktorit ndërkombëtar për reformën në drejtësi. E njëjta gjë që bënë me Grubin, ja nxorën non gratën pas 3 vjetësh, për shkak të presionit dhe bashkëpunimit që kishte bërë me një person non grata të SHBA. I dhanë mesazh Ali Ahmetit dhe politikanëve shqiptarë se kush vazhdon bashkëpunim me non gratën do futet në listën tonë të zezë. Në qershor, SHBA do sanksionojë zyrtarë që kanë bashkëpunuar me non grata në Shqipëri.

 

Po ndodh...