Stërvitja e Forcave Speciale Shqiptare dhe aleatëve, NATO: Më mirë të vdesim për diçka sesa të jetojmë pa bërë asgjë

Forcat Speciale Shqiptare mblodhën për herë të parë në vend njësitë më elitare të tetë Forcave Speciale nga rajoni i Ballkani Perëndimor, në poligonin kombëtar të Bizës në stërvitjen “Strong Balkan 23”. Forcat e Armatosura Shqiptare planifikuan dhe organizuan në stërvitjen më të madhe me 220 forca speciale. Për herë të parë operatorët e forcave speciale shqiptare kryen infiltrim nga ajri me parashuta në 6000 metra lartësi duke u bërë kështu plotësisht operacionale e të ndërveprueshëm. Qëllimi i stërvitjes përmes skenarëve kompleks ishte për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, por dhe nivelin profesional, aftësimin taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë.
Nga ana tjetër, NATO ka publikuar pamjet e stërvitjes që u zhvillua nga 31 tetori deri më 10 nëntor 2023 ku përmendet edhe motoja e ROS: 'Më mirë të vdesim për diçka sesa të jetojmë pa bërë asgjë!'
“Kjo krijon një ndjesi sigurie në rajonin e Ballkanit, ku forcat speciale stërviten së bashku duke sjellë paqe dhe siguri”, shprehet komandanti i Regjimentit të Forcave Speciale nënkolonel, Ajet Jata.
-
Shtatorja prej 3 metrash e Skënderbeut do të vendoset në Siçili
17 Janar, 19:33 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


