Të shtëna me armë zjarri! Konfliktohen dy vëllezër, sherri nisi me grushte dhe përfundoi me…

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri tjetrin këtë të martë dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Burime për News 24 bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman, njësia administrative Gradishtë bashki Divjakë.
Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushte dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait.
Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin, ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur.
Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.
Policia ka ndaluar për të sqaruar rrethanat Shpëtim Konjën, ndërsa po pyeten edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijen
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


