Telenovela e familjes mbretërore, shtyhet seanca për princ Lekën dhe Elia Zaharinë
18 Mars 2024, 12:15 / AKTUALITET

Seanca e divorcit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është shtyrë për më 11 prill. Në seancën e sotme në Gjykatën Civile të Tiranës, ishte e pranishme Eliza Zaharia me avokatin e saj, Adriatik Bocaj.
Ndërkohë, Princ Leka nuk i paraqit fizikisht, por u përfaqësua me avokatin e tij Aranit Roshi.
Prej më shumë se një viti, Princ Leka dhe Elia Zaharia jetojnë të ndarë, ndërsa në gjykatë po zhvillohen procedurat e divorcit. Pas ndarjes pasoi edhe përplasja fizike mes tyre, sikurse u pa në një video të publikuar në media.
Sipas një vendimi të mëparshëm të gjykatës, Elia dhe Leka Zogu duhet të qëndrojnë 5 metra larg njëri tjetrit, ndërsa princi do të takojë vajzën Geraldinë me praninë e dados.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

