“Tempulli 2″/ Në kërkim për drogë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Ergert Patlli.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”. Kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin E. P., 33 vjeç, banues në Durrës.
33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






