
Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 23 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçari në Qafë Thanë

Një shtetas 45-vjeçar është ndaluar nga policia në Qafë Thanë, pasi ka tentuar të nxirrte nga Shqipëria, 23 700 euro, pa i deklaruar.
Policia bën me dije se është proceduar në gjendje të lirë shtetasi polak me iniciale A. K., të cilit ju gjetën në makinë 23 700 euro të padeklaruara.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë””, njofton policia.
Tentoi të nxirrte nga Shqipëri, 23 700 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 45- vjeçari (shtetas polak).
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në dalje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin polak A. K.
Gjatë kontrollit u gjetën 23 700 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128