Tentoi të nxirrte valixhen me 20 kg kokainë në aeroport, e pëson keq shqiptari në Bruksel

Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar sot në Bruksel me 36 muaj burg. Bëhet me dije se shqiptari u arrestua më 15 qershor në aeroportin e Brukselit pasi tentoi të nxirrte një valixhe të mbushur me 20 kilogramë lëndë narkotike kokainë.
Kur donte të dilte nga salla e bagazheve, dogana e ndaloi sepse ai kishte zbritur në aeroport me një fluturim nga Frankfurti, por kishte me vete një valixhe që vinte nga Cancuni i Meksikës. Më pas, doganierët kontrolluan karuselin e bagazheve për fluturimin nga Cancuni dhe gjetën një valixhe tjetër që dukej tamam si e para. Në të rezultoi se fshiheshin 20 kilogramë kokainë.
Prokuroria kërkoi dënimin e shqiptarit me 36 muaj burg, kërkesë që u miratua nga Gjykata. Bëhet me dije se 48-vjeçari kishte pranuar të transportontë drogën pasi kishte më shumë se 40 mijë euro borxhe.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

