Tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar pas konfliktit të çastit, arrestohet autori

7 Mars 2025, 09:06 / AKTUALITET ALFA PRESS
Tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar pas konfliktit

Një person është vënë në pranga pasi tentoi të kryente vrasje pas konfliktit të çastit.

Ai tentoi të vriste thikë një 37-vjeçar, e më pas është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Nën hetim në gjendje të lirë është edhe i plagosuri, i cili është jashtë rrezikut për jetën, pasi mbante në automjet, 1 shkop bejsbolli.

Sekuestrohen mjeti prerës, si dhe shkopi i besjbollit dhe automjeti i 37-vjeçarit.

“Menjëherë pas njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në fshatin Gjyralë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të kapur autorin dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u kap dhe u vu në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i rastit, shtetasi U. Ll., 24 vjeç, banues në Cërrik. Ai dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Rr., 37 vjeç. I plagosuri është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njoftojnë blutë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...