
Fitore me përmbysje, Interi vuan ndaj Monzës dhe i falet autogolit të futbollistit grek

8 Mars 2025, 23:27 / SPORT
Interi triumfoi me përmbysje 3 me 2 ndaj Monzës së vendit të fundit, në një duel që rezultoi tepër i vuajtur për zikaltrit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 2, ndërkohë që në fragmentin e dytë të sfidës, Interi shënoi edhe 2 herë të tjera.
Fillimisht ishte Çalhanoglu që në minutën e 64-t, realizoi një gol spektakolar, ndërkohë që autogoli i futbollistit grek Kiriakopulos, “vulosi” përmbysjen e zikaltërve.
Ky ishte triumfi i 18-të i Interit në kampionat, duke kryesuar me 61 pikë, 4 më shumë se Napoli i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.
Arnautoviç 45+1′ , Çalhanoglu 65′, Kiriakopulos (autogol) 78′ / Birindeli 32′, Keita Balede 44′

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128