Tenton të arratiset jashtë vendit, arrestohet 48-vjeçari në Morinë! I kërkuar për vrasje

2 Tetor 2024, 13:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tenton të arratiset jashtë vendit, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeåar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.

Njoftohet se ky person ishte shpallur në kërkim në lidhje me një tentativë vrasjeje të ndodhur një vit më parë, dhe ka tentuar të largohet nga vendi nëpërmjet kësaj pike kufitare.

Ndaj 48-vjeçarit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i verifikimeve, koordinimit të punës dhe të informacioneve, me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, për një shtetas të ndaluar në tentativë për të dalë nga Shqipëria, ndërkohë që ishte në kërkim si autor i dyshuar i një tentative për vrasje me armë zjarri, të kryer një vit më parë, në Durrës, Komisariati i Policisë Durrës vuri në pranga shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tantativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2023, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen nr. 8, shtetasi F. K. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi F. Sh.. Nga të shtënat nuk pat shtetas të dëmtuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128