Këmkuqe me djathë sipas traditës çame

10 Mars 2025, 08:18 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Këmkuqe me djathë sipas traditës çame

Përbërësit:

500 gr miell

300 gr djathë i bardhë
1 gotë vaj ulliri
1 gotë ujë
1 Iç sodë
Kripë

Përgatitja:

Vendosim miellin në një enë ku shtrojmë sodën e bukës. Krijojmë një hapësirë në qendër ku hedhim vajin dhe kripën e tretur në ujë. E punojmë brumin mirë, brumi duhet te jetë i butë gati si brumë petullash. Shtojmë një pjesë të djathit të bardhë të cilin e thërrmojmë me duar dhe e spërkasim me pak miell.

Lyejmë një tavë me vaj ulliri vendosim brumin, e nivelojmë mirë dhe në fund e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë të bardhë të thërrmuar. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128