
Gjyqtari është me leje, shtyhet seanca paraprake për Arben Ahmetajn

10 Mars 2025, 10:35 / POLITIKË
Mungesa e gjyqtarit të Posaçëm, Erion Çela, u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore paraprake ndaj ish-zv.kryeminisitrit, Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sha” në Gjykatën e Posaçme.
Burime zyrtare të gjykatës bënë me dije për mediat se gjyqtari Çela është me leje.
Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për "shpërdorim te detyrës" gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit. Kjo çështje vjen për të dytën herë për seancë paraprake.
Në dhjetor 2024 GJKKO vendosi ta kthejë në SPAK dosjen për plotësim të hetimeve.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128