KAS rrëzon Celibashin, i hap rrugë Kuvendit për shqyrtimin e projektligjit për burgjet e hapura

10 Mars 2025, 13:06 / POLITIKË ALFA PRESS

KAS rrëzon Celibashin, i hap rrugë Kuvendit për shqyrtimin e

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke i hapur rrugë Kuvendit të Shqipërisë që të vijojë procedurat për projektligjin për burgjet e hapura.

Vendimi i KAS vjen pas ankimimit të depozituar nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj vendimit të Celibashit i cili kishte argumentuar se ky ligj shkelte Kodin Zgjedhor dhe mund të përdorej si fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

KAS i ka dhënë të drejtë Kuvendit të miratojë këtë nismë ligjore, që synon të ketë ndikim në procesin e rehabilitimit dhe integrimit të të dënuarve.

Projektligji i paraqitur nga kryetari i komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti i PS-së, Nasip Naço synon lehtësimin e kushteve të izolimit të të dënuarve.

Ky ligj parashikon që të burgosurit të dalin gjatë ditës për të punuar dhe të kthehen në qeli natën, si një fazë përfundimtare për lirimin e mundshëm të tyre.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128