Monumentet e trashëgimisë kulturore, destinacion turistik në Vithkuq

10 Mars 2025, 15:01 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Monumentet e trashëgimisë kulturore, destinacion turistik në

Vithkuqi është një prej fshatrave më të bukur turistikë në Korçë, me një pasuri të rrallë kulturore, të cilën e dëshmojnë edhe kishat, monumente të veçanta me vlera arkitektonike dhe artistike.

Kisha e Shën Mëhillit filloi të ndërtohet në vitin 1682 dhe u përfundua më 1728 është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qarkut Korçë dhe dëshmi e gjallë e pasurisë kulturore dhe historike të kësaj zone.

Kisha e Shën Mëhillit është një shembull i shkëlqyer i arkitekturës dhe artit fetar që ka karakterizuar këtë zonë për shekuj me radhë.

Vithkuqi një prej fshatrave më të bukur turistikë në Korçë, është vendtakimi mes natyrës mbresëlënëse, artit mesjetar dhe mikpritjes duke kontribuar në ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare.

Pasurinë e rrallë kulturore të Vithkuqit e dëshmojnë kishat, monumente të veçanta me vlera arkitektonike, artistike dhe fetare.

Vizitorët vendas e të huaj e identifikojnë Vithkuqin si fshatin e kishave e manastireve, sepse dikur ka pasur më shumë se 24 të tilla, mes të cilave Manastirin e Shën Pjetrit, Kishën Shën Mërisë, Kishën e Shën Mëhillit, Kishën e Shën Thomait dhe Kishën e Shën Gjergjit.

Kishat e Vithkuqit të tipit bazilikë janë të pasura me afreske dhe ikonastase të punuar nga mjeshtërit e pikturës, vëllezërit Zografi.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128