“Pusho njeri i vogël”- Musk dhe Rubio u përplasën me ministrin e Jashtëm polak për satelitët Starlink! Tusk i bën thirrje aleatëve për respekt: Kurrë arrogancë!

10 Mars 2025, 15:34 / BOTA ALFA PRESS

“Pusho njeri i vogël”- Musk dhe Rubio u përplasën me

Donald Tusk, kryeministri i Polonisë, u ka bërë thirrje “miqve” që të respektojnë aleatët e tyre dhe të mos jenë arrogantë, në një postim në platformën X, që nuk përmendte askënd me emër, por u publikua një ditë pas një grindjeje të jashtëzakonshme në media sociale midis zyrtarëve të lartë në SHBA dhe Polonisë për satelitët Starlink.

“Udhëheqja e vërtetë do të thotë respekt për partnerët dhe aleatët. Edhe për ato më të voglat dhe më të dobëtit,” shkroi Tusk në platformën X.

Kurrë arrogancë. Të dashur miq, mendoni për këtë.”

Debati filloi kur Elon Musk shkroi në një postim në platformën e tij të mediave sociale X herët, të dielën, se “e gjithë vija e frontit të Ukrainës do të shembet nëse unë e çaktivizoj atë [Starlink]”.

Duke reaguar ndaj këtij prononcimi, MPJ Sikorsi tha se Polonia paguan 50 milionë dollarë në vit, që Ukraina të përdorë Starlink, i cili ofron lidhje të rëndësishme interneti për Kievin dhe ushtrinë e tij dhe sugjeroi që Polonia, mund të ketë nevojë të gjejë një ofrues tjetër nëse shërbimi i Musk vlerësohet i pabesueshëm.

Musk, nga e tij, i u përgjegj Sikorsit që të ishte “i qetë”, duke e etiketuar si “njeri i vogël.

Në vazhdim, Marco Rubio, sekretari i shtetit i SHBA-së, akuzoi ministrin e jashtëm të Polonisë, Radosłaë Sikorski, se ai ishte mosmirënjohës, pasi “askush nuk ka bërë ndonjë kërcënim për shkëputjen e Ukrainës nga Starlink”.

“Dhe thuaj faleminderit sepse pa Starlink Ukraina do ta kishte humbur këtë luftë shumë kohë më parë dhe rusët do të ishin në kufirin me Poloninë tani”.

Sikorski ishte përgjigjur më vonë: “Faleminderit, Marco, që konfirmuat se ushtarët e guximshëm të Ukrainës mund të mbështeten në shërbimin jetik të internetit të ofruar së bashku nga SHBA dhe Polonia.”

Qeveria amerikane ka hequr tashmë disa aksese në imazhet satelitore për Ukrainën dhe ka ndërprerë ndarjen e inteligjencës, duke bërë presion mbi Kievin, ndërsa Trump kërkon një fund të shpejtë të luftës.

Aksionet e operatorit satelitor franko-britanik Eutelsat u rritën me 650% javën e kaluar mes spekulimeve se kompania mund të zëvendësojë Starlink në ofrimin e aksesit në internet në Ukrainë.

Në një seri postimesh në X mbi këtë temë, që zgjati gjatë gjithë ditës, Musk tha më vonë se nuk do të çaktivizojë Starlink në Ukrainë.

“Për të qenë jashtëzakonisht i qartë, pavarësisht se sa shumë nuk jam dakord me politikën e Ukrainës, Starlink nuk do t’i fikë kurrë terminalet e saj … Ne kurrë nuk do ta bënim një gjë të tillë ose ta përdornim atë si mjet pazaresh.”

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128