Rama i prerë: Kushdo që ka qenë deputet i PS, nuk do jetë në listën e sigurt!

10 Mars 2025, 12:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama i prerë: Kushdo që ka qenë deputet i PS, nuk do jetë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se asnjë deputet socialist që ka marrë të paktën një mandat nga PS nuk do të jetë pjesë e listës së mbyllur.

Rama deklaroi se kushdo prej tyre që nuk është dakord duhet të njoftojë drejtuesit politik përpara përpilimit të listës së kandidatëve për deputetë.

Kreu i qeverisë shtoi se vendimin për veten e tij, nuk e ka marrë akoma.

Ne, qysh pas zgjedhjeve të shkuara, kemi filluar punën për këto zgjedhje. Kemi bërë riorganizim tërësor të PS dhe nga ana tjetër, kemi hapur një proces me pjesën e re të shoqërisë, që i kemi ofruar platformën “Deputeti që duam”. Nga bisedimet e bëra me drejtuesit politikë, kemi një numër jo të vogël të atyre që kanë hyrë nga kjo platformë, do jenë në skuadrën tonë të 11 majit.

Të reja e të rinj, me vlera, me energji. Nuk kemi akoma, përmbyllur të gjithë procesin, që do përmbyllet në Kryesinë e PS. Dua të ndaj me ju, cilido dhe cilado prej jush, që nuk pranon të jetë në listën e hapur. Parimi themelor i listës së re, asnjë deputet, në gjininë mashkullore, që ka marrë qoftë 1 mandat nga PS, nuk do jetë në listën e mbyllur. Në listën e hapur do ketë plot të rinj dhe të reja.

Diskutimi ka qenë, unë e kam shprehur, drejtuesit politikë duhet të jenë në listën e hapur. Kjo do çorodiste gjithë procesin, nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë, nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi vërtet politik të garës. Drejtuesit politikë do ishin fokusuar për të marrë vota për vete, do të krjonin pabarazi vetvetiu dhe do të çoroditej e gjithë skuadra.

E njëjta gjë vlen në rastin tim. Do ishte prapë një hyrje në hak ndaj të tjerëve, që të vendosej emri im. Vendimin për vete time nuk e kam marrë akoma, se mund të mos jem fare në listë. Kjo është pak a shumë pamja sot. Sa i takon deputeteve, po shkojmë drejt të njëjtit princip. Deputetet që kanë 1 mandat, do jenë në fushë”, theksoi Rama. 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128